Futbolli kosovar bie një vend më poshtë në ranglistën e UEFA-s pas eliminimit të Ballkanit dhe humbjes së Dritës
F

Futbolli kosovar bie një vend më poshtë në ranglistën e UEFA-s pas eliminimit të Ballkanit dhe humbjes së Dritës

Ballkani, mbrëmë ka pësuar një disfatë të rëndë mbrëmjen e djeshme në kuadër të kualifikimeve për UEFA Conference League.

Ekipi nga Suhareka u mposht thellë me rezultat 4:0 nga Shamrock Rovers në ndeshjen e kthimit, duke u eliminuar përfundimisht nga gara evropiane.

Kjo humbje nuk kishte vetëm pasoja sportive për Ballkanin, por ndikoi drejtpërdrejt edhe në renditjen e përgjithshme të Kosovës në koeficientin e UEFA-s transmeton AutoPortali.

Pas eliminimit të Ballkanit, Kosova ka rënë për një pozitë në listën e UEFA-s, nga vendi i 37-të në të 38-in, duke u parakaluar nga Bosnjë e Hercegovina.

Përkundër kësaj goditjeje, shpresat e futbollit kosovar për një përfaqësim në fazën e grupeve të Conference League mbeten ende gjallë.

Skuadra e Dritës, ndonëse u mposht mbrëmë, vazhdon garën dhe është në prag të finales së play-off-it.

Ekipi nga Gjilani do të përballet me Differdange 03 nga Luksemburgu në ndeshjen vendimtare që përcakton fatin e tyre evropian këtë sezon.

Ky sezon evropian ka qenë sfidues për klubet kosovare, me rënie të dukshme në rezultate krahasuar me vitet e kaluara, kur Ballkani arriti dy herë radhazi fazën e grupeve.

Megjithatë, përballja e Dritës me Differdange mbetet një mundësi e artë për të mbajtur gjallë shpresën dhe për të ruajtur një pozitë sa më dinjitoze në renditjen e UEFA-s. /AutoPortali

TË FUNDIT