Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke operuar 24/7 për të garantuar sigurinë, parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.
Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë rrugët, duke përdorur pajisje logjistike bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, për të evidentuar shkeljet që mund të shkaktojnë aksidente, si dhe parkimet e gabuara që pengojnë qarkullimin.
Gjatë dy javëve të fundit, janë regjistruar:
5 arrestime dhe 7 procedime penale për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit;
1,307 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, duke përfshirë:
- 80 për mosvënien e rripit të sigurimit
- 51 për mosvënien e kaskës mbrojtëse
- 9 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit
- 39 për drejtim në efektin e alkoolit
- 2 për xhama të errësuar
- 176 për parakalime të gabuara
- 473 për ndalim ose qëndrim të gabuar
- 44 për mosdhënie përparësie këmbësorëve
- 433 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Kontrollet do të vijojnë në rrugët urbane, interurbane dhe rurale, me përdorimin e të gjitha mjeteve bashkëkohore logjistike.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon te drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin parakalimet e gabuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit dhe drejtimin nën ndikimin e alkoolit. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.



