Genesis prezanton model luksoz të G90 në miniaturë
G

Genesis prezanton model luksoz të G90 në miniaturë

Pasi kuptoi se klientët e saj nuk kanë shumë interes për limuzinat elektrike, Genesis ka vendosur të përqendrohet në forcimin e identitetit të markës përmes një koleksioni të ri artikujsh “lifestyle” me karakter luksi.

Në mesin e produkteve më të veçanta të këtij koleksioni bie në sy një model i punuar me dorë i limuzinës G90, në përmasën 1:18. I prodhuar në vetëm 500 njësi të kufizuara, ky artikull është realizuar me përpikëri të jashtëzakonshme dhe vëmendje të madhe ndaj detajeve, duke e bërë lehtësisht të ngatërrohet me një automjet real në pamjet promocionale.

Çmimi i këtij modeli miniaturë? Plot 1006 dollarë. Ai vjen i lyer në ngjyrën Verbier White dhe është ndërtuar mbi bazën e të dhënave të veturës origjinale. Çdo njësi shoqërohet me një certifikatë autentikimi, një bazament metalik, si dhe një kapak mbrojtës akrilik.

Ky artikull është pjesë e Genesis Collection, një linjë produktesh që kompania e përshkruan si një përzgjedhje e artikujve që “përmirësojnë jetën e përditshme dhe përvojën e të qenit pronar”.

Koleksioni përfshin gjithashtu modele më të vogla si G70 dhe GV70, në shkallën 1:43, të cilat shiten me një çmim më të përballueshëm prej 74 dollarësh.

Përveç modeleve të automjeteve, koleksioni përmban edhe artikuj promocionalë si bluza, kapele dhe batanije, si dhe produkte më luksoze, përfshirë një çantë fundjave prej Alcantara, me çmim prej 624 dollarësh.

Më shumë informacion rreth produkteve dhe porosive mund të gjendet në faqen zyrtare të Genesis.

TË FUNDIT