Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në shumicën e pikave kufitare qarkullimi i automjeteve dhe kamionëve po zhvillohet pa pritje të gjata, me kohë prej 2 deri në 5 minuta.
Përjashtim bëjnë pikat kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje automjetet presin deri në 30 minuta dhe është krijuar kolonë rreth 300 metra, si dhe Merdarë, ku pritjet për dalje janë 25 deri në 30 minuta, përcjell AutoPortali.
Në pikat tjera kufitare qarkullimi është i rregullt.





