Lille ia vendos çmimin, Juventus shpreh interesim për Zhegrovën
L

Lille ia vendos çmimin, Juventus shpreh interesim për Zhegrovën

Juventusi po vijon të jetë aktiv në merkato, teksa pak ditë para fillimit të sezonit të ri në Serie A  ku do të përballet me Parmën në javën e parë ka nisur kontaktet për transferimin e Edon Zhegrovës.

Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit bardhezi kanë komunikuar me përfaqësuesit e anësorit të djathtë të Lille, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar, përfshirë edhe përballjen kundër vetë Juventusit në Ligën e Kampionëve, transmeton AutoPortali.

Zhegrova, është pranë largimit nga Lille pasi i ka mbetur vetëm një vit kontratë dhe ka refuzuar ofertën për rinovim.

Klubi francez është i gatshëm ta shesë lojtarin këtë verë për të shmangur një tjetër largim të lirë, pas humbjes pa kompensim të Jonathan David.

Edhe Olympique Marseille ka treguar interes konkret dhe ka paraqitur një ofertë të konsiderueshme, por nuk ka arritur ende marrëveshje me Lille.

Çmimi i kërkuar për kartonin e Zhegrovës sillet mes 15 dhe 20 milionë euro – një shumë që Juventusi e konsideron të përballueshme, sidomos duke marrë parasysh pagën relativisht të ulët të lojtarit (rreth 1 milion euro në vit). /AutoPortali

TË FUNDIT