Autobusët Prishtinë-Podujevë nisen sërish nga Xhamia e Llapit
A

Autobusët Prishtinë-Podujevë nisen sërish nga Xhamia e Llapit

Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë-Podujevë ka marrë vendim që nga dita e hënë të rikthejë nisjen dhe kthimin e autobusëve nga Prishtina drejt Podujevës, pikërisht nga Xhamia e Llapit.

Ky vendim është marrë pas mungesës së një stacioni të përshtatshëm, e cila sipas shoqatës, po rrezikonte sigurinë e qytetarëve dhe veçanërisht të nxënësve, përcjell AutoPortali.

Mungesa e një stacioni të përshtatshëm rrezikon sigurinë e nxënësve të shkollave, qytetarëve të Llapit dhe të gjithë udhëtarëve që përdorin këtë linjë. Për këtë arsye, nga e hëna, kthimi do të bëhet sërish nga Xhamia e Llapit. Ky vendim është i mbështetur nga ligji dhe i domosdoshëm për sigurinë e udhëtarëve,” thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT