Max Verstappen ka kritikuar sërish rregullat e Formula 1 për sezonin 2026, duke thënë se tani gjithnjë e më shumë njerëz po kuptojnë problemet që ai kishte paralajmëruar prej kohësh.
“Në fillim thoshin se vetëm po ankohesha, por tani po shohin të njëjtat gjëra. Nuk flas sepse nuk po fitoj, por sepse më intereson Formula 1”, deklaroi holandezi.
Sipas tij, sistemi i ri i menaxhimit të energjisë po ua kufizon pilotëve mundësinë për të bërë diferencën në pistë, ndërsa parakalimet varen më shumë nga teknologjia sesa nga aftësitë e shoferëve.
“Shpesh e kalon rivalin në vijën e drejtë pa bërë asgjë. Kjo nuk është gara e vërtetë”, përfundoi Verstappen.



