Lukaku me lëndime serioze, e konfirmon Napoli
L

Lukaku me lëndime serioze, e konfirmon Napoli

Napoli ka konfirmuar se Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim serioz në kofshë, pas miqësores së fituar 2-1 ndaj Olympiacosit.

Sipas deklaratës zyrtare të klubit, bëhet fjalë për një dëmtim të “shkallës së lartë”, që rrezikon ta mbajë sulmuesin belg jashtë fushave deri në muajin nëntor.

Lukaku u largua i dëmtuar nga fusha të enjten mbrëma, pak më shumë se një javë para nisjes së sezonit të ri në Serie A, ku Napoli pritet të përballet me Sassuolon në sfidën hapëse të së shtunës, transmeton AutoPortali.

Lajmi është një goditje për trajnerin Antonio Conte, i cili tashmë mund të detyrohet të rikthehet në merkato për të siguruar një zëvendësues në repartin ofensiv. Napoli ka afruar gjatë kësaj vere sulmuesin Lorenzo Lucca, por dëmtimi i Lukakut e ka shtyrë klubin të shqyrtojë përforcime të tjera.

Sipas Corriere dello Sport, disa nga emrat që po shqyrtohen nga drejtuesit napolitanë janë:

Joshua Zirkzee (Manchester United)

Jean-Philippe Mateta (Crystal Palace)

Artem Dovbyk (Roma)

Nikola Krstović (Lecce)

Situata e Lukakut do të mbetet në monitorim, por gjithçka tregon se Napoli do të jetë aktiv në ditët e mbetura të afatit kalimtar për të forcuar ofensivën. /AutoPortali

TË FUNDIT