Nissan bashkëpunon me Roush për një Frontier më agresiv në terrene ekstreme
N

Nissan bashkëpunon me Roush për një Frontier më agresiv në terrene ekstreme

Nissan po përgatitet të sjellë një qasje më të specializuar për adhuruesit e off-road-it në modelin e saj të ri Frontier për vitin 2026. Në këtë drejtim, prodhuesi japonez ka vendosur të bashkëpunojë me kompaninë e njohur Roush Performance, duke krijuar një variant të posaçëm të modelit PRO-4X, i quajtur PRO-4X R.

Ky version i përmirësuar e çon më tej potencialin e modelit standard, me theks të veçantë te performanca në terrene të vështira. Qendra e këtij transformimi është sistemi i ri i pezullimit, i zhvilluar në bashkëpunim me Öhlins. Bëhet fjalë për një ngritje pezullimi prej 2.0 inçësh dhe amortizatorë me ndërtim prej alumini, që përfshijnë rezervuarë të jashtëm me gaz dhe ftohës në pjesën e pasme për të shmangur mbinxehjen gjatë përdorimit intensiv në kushte ekstreme, shkruan Car and Driver, transmeton AutoPortali.

Nga ana vizuale, Frontier-i i modifikuar nga Roush dallon për detajet me ngjyrë titani në grilën e përparme, pllakën mbrojtëse dhe pjesën e poshtme të përparme. Po ashtu, vendosur në grilë, mbrojtëset anësore dhe kapakun e bagazhit janë logot “R” të Roush-it. Rrotat 17-inç janë gjithashtu të veshura me ngjyrë titani dhe vijnë me bulona të zeza dhe kapakë me logon “R”.

Brenda kabinës, emblema Roush është qëndisur në mbështetëset e kokës të sediljeve të përparme, duke shtuar një prekje ekskluziviteti për pasagjerët.

Ndryshe nga pajisjet standarde që montohen nëpërmjet rrjetit të shitësve me pakicë të Nissan-it, paketa PRO-4X R do të jetë në dispozicion ekskluzivisht përmes Roush-it. Paketa kushton 4,395 euro mbi çmimin bazë të modelit PRO-4X, duke e çuar koston totale të këtij versioni të veçantë në 47,960 euro.

Frontier-i i vitit 2026 pritet të mbërrijë nëpër sallonet e shitjes gjatë verës, ndërsa versionet e Roush do të vijnë pak më vonë.

TË FUNDIT