Xhiroja e parë e sezonit të ri në Premierligë ka përfunduar mbrëmë me ndeshjen mes Leeds United dhe Evertonit, që shërbeu si përmbyllje e javës hapëse të kampionatit.
Pas përfundimit të të gjitha dueleve, është publikuar edhe formacioni më i mirë i javës së parë, ku vërehen menjëherë disa nga blerjet e reja të verës, të cilat kanë bërë paraqitje të shkëlqyer që në debutim, transmeton AutoPortali.
Hugo Ekitike, i transferuar te Liverpooli, Mohammed Kudus i Tottenhamit dhe Tijjani Reijnders i Manchester Cityt janë përfshirë në 11-shen ideale, falë paraqitjeve bindëse në ndeshjet respektive.
Në portë është zgjedhur David Raya i Arsenalit, i cili shkëlqeu me pritje vendimtare, ndërsa në vijën e mbrojtjes bie në sy edhe Matthijs de Ligt i Manchester Unitedit, që ka startuar sezonin me formë të lartë.

Përzgjedhja e këtyre emrave sinjalizon një sezon interesant, me përforcimet e reja që po ndikojnë që në ndeshjet e para. /AutoPortali



