Ancelotti lë jashtë listës ish lojtarin e tij tek Real Madridi
A

Ancelotti lë jashtë listës ish lojtarin e tij tek Real Madridi

Sipas mediumit brazilian “Globo”, trajneri i ri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vendosur të mos e përfshijë Vinicius Junior në listën e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme tek kombëtarja e Brazilit.

Brazili pritet të luajë dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, kundër Kililit dhe Bolivisë, që do të zhvillohen më 9 dhe 10 shtator, transmeton AutoPortali.

Sipas raportit, Ancelotti ka zgjedhur t’i japë sulmuesit të Real Madridit një periudhë pushimi, për të reduktuar ngarkesën fizike, duke pasur parasysh intensitetin e sezonit që e pret, si me klubin spanjoll, ashtu edhe me kombëtaren.

Gjithashtu, Vinicius nuk do të luajë kundër Kilit për shkak të një pezullimi, ndaj tekniku italian ka vendosur të mos e grumbullojë fare, duke e lënë në Madrid që të rikuperohet dhe të mos udhëtojë as për sfidën ndaj Bolivisë. /AutoPortali

TË FUNDIT