Historike për gjyqtarët nga Kosova: Genc Nuza gjykon ndeshje të fazës “Play-Off” në UEFA Conference League
H

Historike për gjyqtarët nga Kosova: Genc Nuza gjykon ndeshje të fazës “Play-Off” në UEFA Conference League

Në një moment historik për futbollin kosovar, për herë të parë një gjyqtar nga Kosova është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në fazën “Play-Off” të UEFA Conference League.

Gjyqtari Genc Nuza do të jetë në qendër të vëmendjes më 21 gusht 2025, kur do të drejtojë ndeshjen mes Strasbourg (Francë) dhe Brøndby (Danimarkë), që do të zhvillohet në stadiumin “Stade de la Meinau” në Strasbourg, duke filluar nga ora 20:00.

Nuza nuk do të jetë i vetëm në këtë sfidë të rëndësishme. Ai do të asistohet nga gjyqtarët anësorë Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj. Në rolin e VAR-it do të jetë Dardan Çaka, duke kompletuar kështu një ekip tërësisht kosovar në një arenë të rëndësishme ndërkombëtare.

 

TË FUNDIT