Qytetarët që po largohen nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdarit po përballen me kolona të gjata dhe pritje që zgjasin mbi dy orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vonesa janë shënuar edhe në pikën kufitare të Jarinjës, ku koha e pritjes arrin deri në 20 minuta, përcjell AutoPortali.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet llogariten nga 5 deri në 10 minuta.




