Ferizaj: Dy 19-vjeçarë në gara me vetura, njëri gjobitet tjetrit i konfiskohet BMW-ja
F

Ferizaj: Dy 19-vjeçarë në gara me vetura, njëri gjobitet tjetrit i konfiskohet BMW-ja

Policia e Kosovës ka ndëshkuar dy të rinj në Ferizaj, të cilët u kapën në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale, njëri prej shoferëve, L.Q., 19 vjeç, që drejtonte një veturë BMW me targa të huaja, është gjobitur me 1 mijë euro për pjesëmarrje në gara të paligjshme, shkruan AutoPortali.

Ndërkohë, Y.T., 19 vjeç, gjithashtu me BMW dhe targa të huaja, është dënuar më rëndë: 500 euro gjobë, ndalim të së drejtës për të drejtuar automjet në Kosovë për 12 muaj, një gjobë shtesë prej 500 eurosh, si dhe masë mbrojtëse me ndalim drejtimi për 6 muaj, për shkak të një mase mëhershme aktive.

Përveç këtyre, policia i ka konfiskuar veturën.

Policia ka apeluar tek shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se veprime të tilla rrezikojnë seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në trafik. /AutoPortali

TË FUNDIT