Drita sonte pret Differdane 03 në “Play-Off” të Conference League
D

Drita sonte pret Differdane 03 në “Play-Off” të Conference League

Skuadra gjilanase, Drita, përballet sonte (e enjte, ora 20:00) me Differdangen nga Luksemburgu në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e parë të fazës “play-off” për Conference League.

Pas eliminimeve nga Champions League dhe Europa League, Drita ka një mundësi historike për të siguruar grupet e Conference League për herë të parë, transmeton Autoportali.

‘Intelektualët’ e njohin mirë Differdangen, të cilin e kanë mposhtur dy herë, 1-0 në Gjilan dhe 3-2 në Luksemburg.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Luksemburg, ndërsa Drita është e vetmja skuadër kosovare që aktualisht ka mbetur në garat evropiane.

TË FUNDIT