Aksident në Durrës: “Benz”-i humb kontrollin dhe përplaset me 5 makina të parkuara
A

Aksident në Durrës: “Benz”-i humb kontrollin dhe përplaset me 5 makina të parkuara

Një aksident që përfshiu disa mjete ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17, në Durrës.

Sipas burimeve, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara buzë rrugës. Në këtë ngjarje rrugore u përfshinë edhe 5 automjete të tjera, shkruan Topchannel, transmeton AutoPortali.

Nga aksidenti nuk raportohet të ketë persona të lënduar, ndërsa u shkaktua trafik i rënduar në këtë aks rrugor.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes që paraprakisht deklarohet se u shkaktua nga shpejtësia në drejtim.

TË FUNDIT