Policia ndalon dy vetura me çokollata kontrabandë në Kamenicë
P

Policia ndalon dy vetura me çokollata kontrabandë në Kamenicë

Dy vetura të ngarkuara me mallra kontrabandë u ndaluan nga Policia e Kosovës të mërkurën në fshatin Bugjenicë të Kamenicës.

Në veturat që drejtoheshin nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, policia gjeti mbi 6 mijë copë çokollata, me vlerë rreth 2,500 euro, të cilat po transportoheshin pa dokumentacion ligjor.

Aksioni u zhvillua rreth orës 18:10 nga njësitë patrulluese të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, në bashkëpunim me njësitë e tjera policore. Të dyshuarit u ndaluan në vend, ndërsa malli i kontrabanduar u konfiskua dhe iu dorëzua Doganës së Kosovës, shkruan AutoPortali.

Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rast për shkelje të ligjit “Kundërvajtje Doganore”. Policia tha se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe krimeve tjera, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.

TË FUNDIT