Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Tirana” të Gjakovës, ku një veturë civile ka goditur nga mbrapa një automjet zyrtar të Policisë së Kosovës.
Sipas të dhënave të para, një 22-vjeçar që po drejtonte një veturë të tipit Citroen, duke mos mbajtur distancë të mjaftueshme sigurie, u përplas me veturën policore të tipit Shkoda, pikërisht pranë objektit të Gjykatës Themelore në qytet.
Nga goditja u lënduan tre zyrtarë policorë, prej të cilëve dy kanë marrë lëndime të lehta. Të gjithë u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, shkruan AutoPortali.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka nisur procedurat për zbardhjen e shkaqeve të sakta të aksidentit.



