Fillojnë dramat, Juventus duhet t’i plotësoje disa kushte për të arritur marrëveshje me Zhegrovën
F

Fillojnë dramat, Juventus duhet t’i plotësoje disa kushte për të arritur marrëveshje me Zhegrovën

Edon Zhegrova ka arritur tashmë marrëveshje personale me Juventusin, por transferimi i tij te gjiganti italian varet nga përmbushja e dy kushteve kryesore: shitja e Nico Gonzalez dhe ulja e çmimit të kërkuar nga Lille.

Sipas raportimeve nga Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, Juventus ka identifikuar anësorin kosovar si përforcim kyç për repartin ofensiv, transmeton AutoPortali.

Zhegrova i ka thënë “po” Zonjës së Vjetër, por përfundimi i transferimit mbetet në pritje të marrëveshjes mes dy klubeve.

Në anën tjetër, Nico Gonzalez është objektivi i radhës për Atletico Madridin, me të cilin ka arritur marrëveshje për kushtet personale.

Megjithatë, oferta e klubit spanjoll (15 milionë euro) mbetet larg vlerësimit të Juventusit për kartonin e argjentinasit, i cili qëndron mes 25 dhe 30 milionë euro. Negociatat janë ende në vazhdim.

Ndërkohë, Lille kërkon rreth 20-25 milionë euro për Zhegrovën, por Juventus po punon për të ulur këtë çmim.

Klubi francez është nën presion, pasi kontrata e lojtarit skadon në qershor të vitit 2026, dhe Zhegrova ka njoftuar se nuk ka ndërmend ta rinovojë atë.

Transferimi i Zhegrovës te “Zonja e Vjetër” mund të finalizohet brenda javëve në vijim, nëse plotësohen kushtet financiare të vendosura nga të gjitha palët. /AutoPortali

TË FUNDIT