Xhiroja e 2-të në Superligën e Kosovës: Përballje të zjarrta
X

Xhiroja e 2-të në Superligën e Kosovës: Përballje të zjarrta

Në këtë fundjavë, futbollistët e Superligës së Kosovës do të ndeshen në takime që premtojnë spektakël dhe rivalitet të fortë. Të dielën, më 24 gusht 2025, në orën 16:30 nis beteja mes Prishtinës së Re dhe Ferizajt në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, një përballje ku të dy ekipet synojnë fitoret e dyta kampionale.

Në të njëjtën orë, në Suharekë, Ballkani pret Malishevën në një duel ku nuk do të mungojë lufta për çdo centimetër fushë. Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini përballet me Gjilanin, ndërsa më vonë, në orën 20:45, në kryeqytet, Prishtina pret Llapi në një përballje që pritet të vendosë shumë për pozicionet kryesuese.

Një ndeshje tjetër e xhiros, ajo mes Dritës dhe Drenicës, është shtyrë dhe do të caktohet më vonë.

TË FUNDIT