Lamine Yamal thyen rekordin e Ansu Fatit
L

Lamine Yamal thyen rekordin e Ansu Fatit

Fubollisti Lamine Yamal ka shënuar tashmë 15 gola në 74 ndeshje të La Ligës, duke u bërë lojtari më i ri që arrin këtë kuotë golash në këtë kompeticion në shekullin XXI, në moshën 18 vjeç e 34 ditë.

Yamal theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga Ansu Fati, i cili e arriti këtë shifër në vitin 2022, në moshën 19 vjeç e 188 ditë, sipas të dhënave të OptaJose, transmeton AutoPortali.

Ky është një tjetër tregues i talentit dhe formës së jashtëzakonshme të yllit të ri të Barcelonës, i cili po shkruan historinë në një moshë shumë të re.

TË FUNDIT