Katër të lënduar nga aksidenti në Dollc lirohen nga spitali i Pejës, një mbetet nën trajtim
K

Katër të lënduar nga aksidenti në Dollc lirohen nga spitali i Pejës, një mbetet nën trajtim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit në fshatin Dollc të Klinës kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar për në shtëpi në gjendje stabile shëndetësore.

Ndërkohë pacienti tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, përcjell AutoPortali.

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërmjet një veture dhe një autobusi, ku me ç’rast shoferi i veturës ka ndërruar jetë.

Aksident i rëndë në Klinë, një i vdekur dhe pesë të lënduar

TË FUNDIT