Shpenzimet e klubeve të Premier League arrijnë në 2.37 miliardë paund
S

Shpenzimet e klubeve të Premier League arrijnë në 2.37 miliardë paund

Klubet e Premier League kanë thyer çdo rekord këtë verë, duke shpenzuar plot 2.37 miliardë paund në merkato, shifra më e lartë ndonjëherë në historinë e kampionatit më të pasur të futbollit.

Lajmi është konfirmuar nga BBC Sports, që raporton se kjo është hera e parë që investimet e klubeve në një afat kalimtar kalojnë kufirin prej 2 miliardësh, transmeton AutoPortali.

Këto shpenzime përfshijnë blerje të bujshme nga ekipet e mëdha, por edhe përforcime të rëndësishme nga klubet e mesit të tabelës që kërkojnë të përballojnë konkurrencën e ashpër të sezonit të ri.

Ndërkohë, ky trend i ri ngre edhe njëherë pyetjen për qëndrueshmërinë financiare në futbollin anglez, teksa tifozët presin me entuziazëm se si do të shfaqen në fushë blerjet e reja të klubeve të tyre të zemrës.

TË FUNDIT