Humb jetën shoferi që u vetaksidentua sot në Pejë (VIDEO)
H

Humb jetën shoferi që u vetaksidentua sot në Pejë (VIDEO)

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ndodhur mëngjesin e së premtës në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë. Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugorë. Si pasojë e këtij vetaksidenti, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Rugova.

TË FUNDIT