Shpërthen dhuna mes tifozëve, 300 persona të arrestuar dhjetëra të lënduar në Amerikë
S

Shpërthen dhuna mes tifozëve, 300 persona të arrestuar dhjetëra të lënduar në Amerikë

Ndeshja mes Independiente dhe Universidad de Chile, e vlefshme për fazën e 1/8 të Kupës së Amerikës, u ndërpre pas shpërthimit të dhunës në tribunat e stadiumit.

Incidentet nisën në pjesën e dytë të takimit, kur rezultati ishte 1-1.

Mbi 3 mijë tifozë kilianë shkatërruan ulëset dhe i hodhën ato drejt tifozëve vendas.

Përplasja u përshkallëzua shpejt në dhunë fizike, duke shndërruar stadiumin në një skenë kaosi, transmeton AutoPortali.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë përleshje të ashpra, sende të fluturuara dhe panik mes tifozëve.

Sipas autoriteteve argjentinase, 10 persona mbetën të plagosur disa në gjendje kritike ndërsa policia arrestoi 90 persona, kryesisht nga radhët e tifozëve kilianë.

Forcat speciale ndërhynë me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, duke ndalur përfundimisht takimin për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

CONMEBOL pritet të vendosë për fatin e ndeshjes, nëse do të riluhet apo do të vendoset në tavolinë. /AutoPortali

TË FUNDIT