Një incident është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën e Zveçanit, ku një veturë është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe duke ndërmarrë masat e nevojshme për kontrollimin e situatës.
“Po ashtu ne vendin e ngjarjes kane dalë edhe ekspertët e zjarrit. Sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e instalimit të rrymës. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të shkaqeve”, thuhet në njoftim.



