Victor Boniface mbërrin në Milano, në prag të zyrtarizimit
V

Victor Boniface mbërrin në Milano, në prag të zyrtarizimit

Sulmuesi nigerian Victor Boniface ka arritur sot në Milano, ku pritet të kryejë testet mjekësore përpara finalizimit të transferimit të tij te AC Milan. Lëvizja e 24-vjeçarit nga Bayer Leverkusen te gjiganti italian është në fazën përfundimtare, ndërsa marrëveshja mes palëve tashmë është arritur.

Sipas raportimeve të fundit, Boniface do t’i bashkohet Milanit fillimisht në formë huazimi, me klubin italian që do të ketë të drejtën për të blerë kartonin e tij për 24 milionë euro.

Boniface ka pasur një rrugëtim mbresëlënës në karrierën e tij deri tani, me 72 gola të shënuar në 179 paraqitje zyrtare. Performanca e tij te Leverkuseni, veçanërisht në sezonin e fundit, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane, por duket se Milan ka fituar garën për shërbimet e tij.

Transferimi i Boniface vjen në një kohë kur kuqezinjtë janë në kërkim të forcimit të repartit ofensiv, dhe afrimi i tij shihet si një lëvizje strategjike për sezonin e ri..

TË FUNDIT