Në një rast të rrallë në Zvicër, disa nga stafi tokësor në aeroportin e Cyrihut hynë në grevë të premten pasdite, duke ndikuar në shumë fluturime.
Punonjësit e ofruesit të shërbimeve tokësore Airlines Assistance Switzerland AG (AAS) filluan grevën industriale në orën 14:00 të premten, transmeton albinfo.ch.
Kjo rezultoi në anulimin e 17 fluturimeve, sipas raportimeve të medias:
Gjashtë fluturime të Eurowings
- 15:40 për në Dyseldorf
- 15:55 për në Hamburg
- 19:15 për në Dyseldorf
- 20:15 për në Berlin
- 20:30 për në Këln, Bon
Tre fluturime Chair
- 15:15 për në Rodos
- 16:55 për në Shkup
- 17:15 për në Pristinë
Dy fluturime të Air Serbia
- 15:10 për në Beograd
- 20:40 për në Beograd
Një ose dy fluturimet e GP Aviation
- 13:40 për në Pristinë
- 20:30 për në Pristinë
- Një fluturim i Pegasus
- 16:00 për në Stamboll
Një fluturim i LOT Polish Airlines
- 19:55 për në Varshavë
- Një fluturim i Air Cairo
- 20:05 për në Hurghada
Një fluturim i Air Montenegro
19:50 për në Podgoricë
Pse po bëjnë grevë punëtorët?
220 punonjësit e AAS në terren po protestojnë kundër shkurtimeve masive të vendeve të punës në kompaninë e tyre, në pronësi të një korporate gjermane, shkruan thelocal.
Kohët e fundit ata humbën një nga klientët e tyre kryesorë dhe një nga licencat e tyre të operimit është gati të skadojë. /AutoPortali



