Në mëngjesin e sotëm, fluksi në pikat kufitare paraqitet i qetë, me përjashtim të Merdarit dhe Dheut të Bardhë.
Në Merdarë, pritjet për dalje me automjete arrijnë deri në 70–90 minuta, ndërsa kolona shtrihet rreth 600 metra. Situatë e ngjashme edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në 40 minuta dhe kolona ka arritur në 400 metra.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi zhvillohet pothuajse normalisht, me pritje prej 3 deri në 10 minuta, përcjell AutoPortali.
Të dhënat janë publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila raporton se gjendja po përcillet në kohë reale.



 
                                    

