Tre persona arrestohen në Mitrovicë për vjedhje veture
T

Tre persona arrestohen në Mitrovicë për vjedhje veture

Një veturë me vlerë rreth 3,000 euro është vjedhur mëngjesin e së dielës në Mitrovicë të Jugut, pasi persona të panjohur hapën me forcë dyert e një rrethojë private dhe morën automjetin.

Rasti është raportuar në orën 10:40 nga ankuesi, një mashkull kosovar, i cili informoi policinë për vjedhjen. Njësitë policore reaguan menjëherë dhe pas një ndjekjeje të shpejtë, arritën të identifikojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë, të cilët u kapën në posedim të veturës së vjedhur, shkruan AutoPortali.

Sipas autoriteteve, rasti është në fazën hetimore dhe priten veprime të mëtejshme ligjore.

TË FUNDIT