Asfaltohet ura mbi Ibrit dhe rrugët lidhëse në Mitrovicë
A

Asfaltohet ura mbi Ibrit dhe rrugët lidhëse në Mitrovicë

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se po vazhdojnë përmirësimet në infrastrukturën rrugore në Mitrovicë, 54 ditë pas nisjes së punimeve.

Sot po shtrohet asfalti në urën mbi lumin Ibër dhe në rrugët lidhëse në të dy anët e qytetit – në jug dhe veri – duke përmirësuar dukshëm qarkullimin dhe sigurinë për qytetarët, shkruan AutoPortali.

Durmishi theksoi se këto punime janë pjesë e investimeve për modernizimin e infrastrukturës rrugore në mbarë vendin.

TË FUNDIT