Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat kufitare, kolona të gjata janë raportuar kryesisht në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet për hyrje arrijnë deri në 300 metra, ndërsa në dalje kolona është rreth 50 metra.
Po ashtu, te pika kufitare Merdarë është shënuar kolonë në dalje me gjatësi prej 50 metrash, ndërsa në hyrje nuk ka kolona.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Vërmicën, Hani i Elezit, Jarinjën, Qafë Morinën dhe Stançiqin, lëvizja e automjeteve dhe kamionëve zhvillohet pa pritje të gjata dhe nuk janë raportuar kolona.
Situata më e rënduar mbetet në pikën Dheu i Bardhë, ku pritjet për qytetarët janë më të gjatat krahasuar me kufijtë tjerë.




