Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve lëvizin nga 3 deri në 10 minuta në shumicën e pikave.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Merdarë, ku për daljen e automjeteve koha arrin deri në 20 minuta, përcjell AutoPortali.
Te Dheu i Bardhë dhe Jarinjë, pritjet shkojnë deri në 10 minuta, ndërsa në të gjitha pikat e tjera ato mbeten vetëm 3 deri në 5 minuta.
Ndërkohë, për kamionë nuk raportohen pritje të gjata, pasi koha e hyrjes dhe daljes është 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.




