Leon Avdullahu, mesfushori 21-vjeçar që ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Zvicrës që nga viti 2019, ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Vendimi i tij është konsideruar si një goditje për Federatën Zvicerane të Futbollit.
I rritur në Solothurn dhe i transferuar së fundmi nga Baseli te Hoffenheimi për 8 milionë franga, Avdullahu ka debutuar tashmë në Bundesliga, megjithatë, ai ka zgjedhur Kosovën, pavarësisht përpjekjeve të Zvicrës për ta mbajtur, transmeton AutoPortali.
Gazeta Blick krahasoi këtë rast me largimet e Rakitic, Petriç dhe Kuzmanovic.
Drejtori sportiv Emanuel Gisi theksoi se mbetet të shihet nëse Avdullahu do të bëhet histori suksesi apo jo.
Kritikat ndaj federatës janë shtuar, me theks te mungesa e komunikimit dhe qasjes individuale ndaj lojtarëve të rinj. As përpjekja e presidentit Peter Knäbel për ta bindur, nuk dha rezultat.
Situata rëndohet edhe më tej, pasi një tjetër talent, Eman Kospa (18), pritet të zgjedhë Bosnjën. Humbja e dy talenteve brenda javës ka hapur debat të ashpër në Zvicër për menaxhimin e futbollistëve të rinj. /AutoPortali



