Juventusi është duke intensifikuar përpjekjet për transferimin e Edon Zhegrovës nga Lille, duke e parë atë si zëvendësuesin ideal të Nico Gonzalez, që pritet të kalojë te Atletico Madrid.
Sipas “Corriere dello Sport”, janë parashikuar kontakte të reja mes palëve këtë javë.
“Zonja e Vjetër” është gati të paraqesë një ofertë zyrtare rreth 20 milionë euro, transmeton AutoPortali.
Marrëveshja personale me lojtarin thuhet se është arritur, kontratë 5-vjeçare dhe pagë 2.5 milionë euro në vit.
Zhegrova nuk luajti fundjavën kundër Monacos për shkak të problemeve fizike, por Juventusi beson se ai mund të jetë një investim i rëndësishëm për të ardhmen.
Nga Franca raportohet se Marseille është ende në garë, ndërsa Napoli është tërhequr nga interesimi. /AutoPortali



