Pas gati një viti qëndrimi në futbollin brazilian, sulmuesi i njohur holandez, Memphis Depay, pritet të largohet nga Corinthians, duke hapur rrugën për një rikthim të mundshëm në Evropë.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur transferimeve, Fabrizio Romano, i cili raportoi se tre klube evropiane janë tashmë në garë për të siguruar shërbimet e 30-vjeçarit, transmeton AutoPortali.
Megjithatë, Romano nuk ka zbuluar ende emrat e këtyre klubeve, duke e lënë të hapur mundësinë për spekulime në mediat sportive.
Depay, që iu bashkua Corinthians në shtator të vitit të kaluar, ka pasur një periudhë mjaft të suksesshme në Brazil, ku ka kontribuar me 33 gola dhe asiste gjatë vetëm 11 muajve.
Aftësia e tij për të bërë diferencën në fazën sulmuese, si dhe eksperienca ndërkombëtare, e bëjnë atë një objektiv të lakmuar për shumë skuadra që kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv.
Ky do të ishte një tjetër kapitull i ri në karrierën e pasur të Depay, i cili më parë ka luajtur për disa prej klubeve më të njohura evropiane, përfshirë PSV Eindhoven, Manchester United, Olympique Lyon, Barcelona dhe së fundmi Atletico Madrid, përpara se të kalonte në Brazil.
Përveç karrierës së tij në klube, Depay është një figurë e rëndësishme edhe për Kombëtaren e Holandës, me të cilën ka zhvilluar dhjetëra ndeshje dhe ka qenë një nga emrat kryesorë në sulm gjatë viteve të fundit. /AutoPortali



