Zegrova pajiset me pasaportë të Shqipërisë
Z

Zegrova pajiset me pasaportë të Shqipërisë

 

Ylli kosovar Edon Zhegrova ka marrë zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare, një zhvillim që jo vetëm ka rëndësi simbolike për vetë lojtarin, por që gjithashtu mund të luajë një rol vendimtar në transferimin e tij te Juventusi.

Ky hap e afron ndjeshëm anësorin e talentuar me kalimin në Serie A, pasi që nga viti 2024, futbollistët shqiptarë nuk llogariten më si të huaj në futbollin italian, transmeton AutoPortali.

Ky është një përfitim i madh për klubet italiane, të cilat kanë kufizime të rrepta për numrin e lojtarëve jashtë BE-së që mund të regjistrojnë në një afat kalimtar.

Tashmë, me pasaportën shqiptare në duar, Zhegrova do të konsiderohet lojtar vendor, dhe kjo i hap Juventusit rrugën për ta transferuar pa cënuar kuotat e lejuara për blerjet ndërkombëtare.

Zhegrova ka qenë për një kohë të gjatë në radarin e “Zonjës së Vjetër”, ndërsa media italiane raportojnë se marrëveshja personale mes lojtarit dhe klubit tashmë është arritur.

Pengesa kryesore kishte qenë pikërisht statusi i tij si lojtar “jo-BE”, çështje që tani është zgjidhur.

Ky zhvillim gjithashtu hap diskutime interesante për të ardhmen e tij ndërkombëtare, megjithëse deri tani Zhegrova ka përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës me krenari. /AutoPortalia

TË FUNDIT