Sipas të dhënave të fundit të publikuara sot në orën 09:01, në të gjitha pikat e kalimit kufitar pritjet për automjete dhe kamionë janë të ulëta, duke lëvizur kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.
Përjashtim bën pika kufitare në Merdarë, ku pritjet në dalje për automjete shkojnë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra, përcjell AutoPortali.
Në pikat e tjera kufitare qarkullimi vazhdon normalisht, pa kolona të dukshme dhe me kohë të shkurtra pritjeje.




