Orari i testimeve parasezonale në MotoGP ende i pasigurt –  arsyeja
O

Orari i testimeve parasezonale në MotoGP ende i pasigurt –  arsyeja

MotoGP nuk ka vendosur ende datat dhe vendet për testimet parasezonale të vitit 2026, për shkak të pasigurisë mbi qytetin që do të presë nisjen zyrtare të sezonit.

Tri qytete janë në garë për eventin hapës: Kuala Lumpur, Melburni dhe Singapori. Skuadrat preferojnë Kuala Lumpurin, pasi testet pritet të zhvillohen në Sepang, pranë qytetit, në fillim të shkurtit.

Melburni është opsion interesant, por me sfida logjistike, ndërsa Singapori ofron potencial të madh promovues.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në fillim të shtatorit, gjatë Çmimit të Madh të Katalonjës në Barcelonë.

TË FUNDIT