Zbulohet dizajni i ri i topit të Champions League për sezonin 2025/26
Z

Zbulohet dizajni i ri i topit të Champions League për sezonin 2025/26

Kampionati më i njohur i futbollit në botë, UEFA Champions League, i përmbahet traditës së tij të veçantë duke prezantuar një dizajn të ri të topit zyrtar për sezonin 2025/26.

Kompania e njohur Adidas, furnizuesi ekskluziv i topave për këtë garë prestigjioze, ka publikuar së fundmi pamjet e topit që do të përdoret gjatë gjithë sezonit të ardhshëm, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe ekspertëve të futbollit, transmeton AutoPortali.

Dizajni i ri ruan elementët klasike që e bëjnë topin të njohur që janë bërë simbol i Champions League.

Megjithatë, ajo që bie në sy është ngjyra e bardhë dominuese, e cila shoqërohet me yje të mëdhenj blu të konturuar me ngjyrë të verdhë, duke i dhënë topit një pamje elegante dhe moderne.

Veç kësaj, logoja e Adidas është gjithashtu e ngjyrosur me të kaltër, duke u përshtatur harmonikisht me gjithë dizajnin.

Topi i Champions League për sezonin 2025/26 është tashmë në dispozicion për para-porosi në faqen zyrtare të Adidas dhe pritet të lëshohet zyrtarisht në treg në gusht të vitit 2025, menjëherë para fillimit të garave.

Ky ndryshim vjen në një kohë kur futbolli evropian po përgatitet për një sezon të mbushur me emocione dhe sfida, ndërsa ekipet më të mira të kontinentit do të luftojnë për titullin më të dëshiruar në arenën ndërkombëtare. /AutoPortali

TË FUNDIT