Kampioni aktual i futbollit Kosovar, FC Drita, nesër do të vazhdojë rrugëtimin e tyre në garat evropiane në kompeticionin Conference League, ku do të zhvillojë ndeshjen kthyese si mysafir të Differdange.
Ndeshja e parë kishte përfunduar në favor të “Intelektualëve’ me rezultat 2-1 në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”, transmeton AutoPortalia.
Përballja e nesërme do të zhvillohet në ora 20:00 në stadiumin “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, ku gjyqtar kryesor do të jetë italiani Andrea Colombo.
Skuadra kosovare do të synojë fitoren në këtë ndeshje në mënyrë që të siguroj fazën e grupeve në Conference League. /AutoPortali



