Pas zyrtarizimit të Sergio Perez dhe Valtteri Bottas te skuadra e re Cadillac për sezonin 2026, në Formula 1 mbeten ende gjashtë vende të paplotësuara, disa prej tyre në skuadra të papritura.
Mercedes
Të dy vendet janë të lira. George Russell pritet të rinovojë, ndërsa Kimi Antonelli është ende në pikëpyetje pas një sezoni jo bindës. Skuadra ka investuar shumë te ai, ndaj është e pamundur që të largohet pas vetëm një viti. Një alternativë më përvojë pranë Russell shihet si opsion i largët.
Red Bull
Vetëm Max Verstappen është i konfirmuar për 2026. Yuki Tsunoda është nën presion, pasi skuadra vazhdon të kritikojë pilotin e dytë për problemet e makinës. Emra si Alex Palou (nga IndyCar) dhe Isack Hadjar përmenden si zëvendësues të mundshëm, por asnjë nuk është afër firmës. Edhe një rikthim për Liam Lawson nuk përjashtohet.
Racing Bulls
Të dy pilotët, Hadjar dhe Lawson, kanë kontrata njëvjeçare. Hadjar ka treguar formë të mirë dhe ka mposhtur Lawson deri tani. Megjithatë, ai është kundër një promovimi të menjëhershëm te Red Bull. Edhe pse i menaxhuar nga 22 Ventures (si Mbappe dhe Saka), ai mbetet nën sistemin e Red Bull.
Alpine
Pierre Gasly është i sigurt për 2026. Vendin tjetër e ka mbushur Franco Colapinto, por ai është në një marrëveshje “garë pas gare” dhe mund të humbasë vendin në çdo moment. Jack Doohan është ende pjesë e ekipit, por nuk pritet të rikthehet së shpejti. Me Flavio Briatore që udhëheq në prapaskenë, gjithçka mbetet e paqartë.



