Suedia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës
S

Suedia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Suedisë ka zbuluar sot listën zyrtare të lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Verdheblutë do të përballen fillimisht me Slloveninë më 5 shtator, ndërsa tri ditë më vonë, më 8 shtator, do të luajnë ndaj Kosovës.

Në mesin e të ftuarve janë dy nga sulmuesit më të rrezikshëm dhe më në formë të momentit: Alexander Isak (Newcastle United) dhe Viktor Gyökeres (Sporting CP), të cilët pritet të udhëheqin repartin ofensiv të ekipit në këto përballje të rëndësishme.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e emrit të Besfort Zenelit, futbollistit me prejardhje kosovare, i cili më parë kishte zgjedhur të përfaqësonte Suedinë përpara Kosovës.

Vendimi i trajnerit për ta lënë jashtë listës Zenelin, i cili ishte parë si një talent premtues, mbetet i paqartë.

Kjo nënkupton që përballja mes Suedisë dhe Kosovës nuk do të ketë një dimension shtesë emocional, ashtu siç ishte parashikuar nëse Zeneli do të ishte pjesë e ndeshjes ndaj vendit të origjinës së tij.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e 5 dhe 8 shtatorit është bërë publike nga Federata Suedeze e Futbollit dhe pritet që skuadra të grumbullohet në fillim të muajit.

TË FUNDIT