E refuzoj Kosovën për Suedinë, mirëpo shteti skandinav nuk fton për ndeshjet e shtatorit
E

E refuzoj Kosovën për Suedinë, mirëpo shteti skandinav nuk fton për ndeshjet e shtatorit

Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit shtator, ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026, ku përball do ta kenë Kosovën.

Mirëpo çka bie në sy është mos ftesa e Besfort Zenelit, i cili kishte refuzuar Kombëtaren e Kosovës më herët që ta përfaqësojë shtetin skandinav, transmeton AutoPortali.

Suedia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës

Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Suedisë do të zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Megjithatë Kosova ende nuk e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këto ndeshje, mirëpo pritet të ketë rifreskim të listës së lojtarëve ku do të ketë edhe ftesa të reja. /AutoPortali

TË FUNDIT