Në pikat kufitare të Kosovës, pritjet për automjete ndryshojnë nga disa minuta deri në më shumë se dy orë.
Sipas të dhënave të publikuara në ora 13:04, pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare Merdarë, ku dalja e automjeteve po zgjat 100 deri në 120 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 1 mijë metra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në dalje variojnë nga 30 deri në 50 minuta, me kolona deri në 200 metra.
Ndërkohë, në Jarinjë automjetet po presin nga 10 deri në 15 minuta për dalje.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje mbeten minimale, nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara.




