Të martën ka shpërthyer një zjarr në një deponi të automjetesh në fshatin Hajvali.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arritur ta lokalizojnë zjarrin, raporton AutoPortali.
Nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ndërsa banorëve të zonës u është rekomanduar të shmangin lëvizjen pranë vendit të ngjarjes.