Ekipi i ri Cadillac në Formula 1 ka zyrtarizuar përbërjen e tij për sezonin debutues në 2026, duke zgjedhur dy emra me përvojë të madhe: Sergio Perez dhe Valtteri Bottas. Të dy kanë garuar më parë për skuadrat elitare si Red Bull dhe Mercedes dhe tani do të kenë mundësinë të luftojnë për statusin e pilotit të parë, diçka që nuk iu lejua më parë për shkak të Verstappenit dhe Hamiltonit.
Nga sezoni 2026, Formula 1 hyn në një epokë të re me ndryshime të mëdha teknike dhe me ardhjen e Cadillac si skuadër e 11-të në grilë. Perez këtë vit nuk ka qenë në F1, ndërsa Bottas ka shërbyer si pilot rezervë për Mercedesin.
Cadillac mohon interesin për Hornerin
Në të njëjtën ngjarje, drejtori i ekipit Dan Tauris përgënjeshtroi zërat se Cadillac ishte në bisedime me ish-shefin e Red Bull, Christian Horner, i cili u shkarkua muajin e kaluar pas më shumë se 20 vitesh në krye të skuadrës. Tauris theksoi se “nuk ka pasur asnjë bisedë me Hornerin” dhe mbështetja e plotë e ekipit mbetet te shefi aktual, Graham Loudon.



