Dogana ndalon automjetin e dyshuar për kontrabandë në Han të Elezit
D

Dogana ndalon automjetin e dyshuar për kontrabandë në Han të Elezit

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar mbrëmë një automjet të dyshuar për transport të mallrave të kontrabanduara në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, kur rreth 50 metra poshtë pikës doganore është vërejtur një veturë e tipit Audi me targa të huaja pranë së cilës qëndronin disa persona. Me afrimin e doganierëve, ata janë larguar, ndërsa shoferi ka tentuar të ikë drejt zonës malore, por është ndaluar pas veprimeve të shpejta të njësive.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur thasë plastikë të mbushur me pako kafeje për aparat, përcjell AutoPortali.

Mallrat për të cilat nuk kishte dokumentacion përcjellës janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë është hapur procedurë ligjore.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT