FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e portierit azerbajxhanas Yusif Imanov, i cili vjen si përforcim i rëndësishëm në prag të sezonit të ri.
22-vjeçari, që është edhe pjesë e Kombëtares së Azerbajxhanit, ka nënshkruar marrëveshje me klubin kosovar pas një periudhe të suksesshme me skuadrën Sabah FK, shkruan AutoPortali.
Imanov ka bërë paraqitje të mira në kampionatin vendor të Azerbajxhanit dhe ka grumbulluar përvojë edhe në arenën evropiane, gjë që pritet t’i sjellë stabilitet dhe siguri shtesë portës së Malishevës.
“Ka cilësi dhe potencial, andaj besojmë se i kemi dhënë edhe më shumë siguri portës sonë, bashkë me portierët që kemi,” thuhet në njoftimin e klubit.


 
                                    

