Të enjtën rreth orës 01:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura, raporton AutoPortali.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 01:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, tha ai.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.



